Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Qeveria do të aplikojë shumë shpejt për statusin kandidat në BE
English

Basha: Qeveria do të aplikojë shumë shpejt për statusin kandidat në BE

Tiranë, 13 prill, NOA - Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, ka bërë sot me dije se, qeveria shqiptare do të aplikojë së shpejti për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ministri Basha ka theksuar se, me të njëjtin vullnet që kjo qeveri bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, do të bëjë të mundur afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai ka nënvizuar se, brenda një viti qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza nëpër Europë. "Reforma, lufta kundër krimit dhe korrupsionit , bënë të mundur dyfishimin e pagave dhe pensioneve shndërrimin e Shqipërisë në një kantier ndërtimi"- u shpreh Basha. Â Sipas tij me të njëjtin vullnet dhe përkushtim do të vijohet dhe në katër vitet e ardhshme. Kreu i diplomacisë shqiptare ka kërkuar që qytetarët shqiptarë, para se të vendosin se kujt do t'i besojnë fatin e tyre në katër vitet e ardhshme, të reflektojnë ku ishin dhe ku janë.

s.v/NOA

KOMENTE