Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet me tre klandestinë në autobusin e Çarshovës, u kishte marrë nga 700 euro
English

Kapet me tre klandestinë në autobusin e Çarshovës, u kishte marrë nga 700 euro

Përmet, 15 prill, NOA - U kishte premtuar se do t'i çonte të sigurt drejt Greqisë dhe për këtë gjë i kishte marrë secilit nga 700 euro.

Më pas, Llambro Braho i ka hipur tre personat në fjalë në autobusin e linjës Përmet-Çarshovë, i cili do i çonte në pikën kufitare të 3 urave, nga ku pretendonte të realizonte edhe kalimin e paligjshëm të tyre drejt tokës greke.

Por është kapur menjëherë nga forcat e policisë së Përmetit, duke bërë që të dështonte plani për këtë trafik klandestinësh.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Gjirokastrës, të cilat sqarojnë se Llambro Braho, ka moshën 33-vjeç dhe figuron si banues në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave policore të komisariatit të Përmetit, në afërsi të kthesës së Bënjës në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në autobusin e kësaj linje, braho u kap së bashku me tre persona të tjerë, të cilët nga veprimet hetimore rezultuan se ishin nisur për të kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme kundrejt pegesës nga 700 euro për secilin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, mbi veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit", parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE