Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët votojnë heqjen e imunitetit të deputetit Neranxi, dhe ngritjen e komisionit hetimor për Edi Ramën
English

Deputetët votojnë heqjen e imunitetit të deputetit Neranxi, dhe ngritjen e komisionit hetimor për Edi Ramën

Tiranë 23 prill NOA - Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për heqjen e imunitetit të deputetit të LSI-së, Nikollaq Neranxi, si dhe ngritjen e komisionit për hetimin e lejeve të ndërtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Deputetët kanë vendosur të heqin imunitetin e deputetit Neranxi me qëllim që ai të hetohet nga prokuroria për abuzime.

Pak para votimit, deputeti i partisë së LSI-së Nikollaq Neranxi e cilësoi këtë akt, si sulm me qëllime të pastra politike. "Kjo kërkesë e ardhur nga prokuroria është ideuar dhe vënë në lëvizje për qëllime të pastra politike", u shpreh Neranxi. Ndërkohë që po sot në seancën parlamentare është votuar edhe ngritja e komisionit për hetimin e lejeve të ndërtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

k.k/NOA
KOMENTE