Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnjë, Shamku: Ora e edukimit në shkolla zëvendësohet me orën e mitingut të PD-së
English

Lushnjë, Shamku: Ora e edukimit në shkolla zëvendësohet me orën e mitingut të PD-së

Lushnjë, 24 prill NOA - Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku ka qenë sot në Lushnjë, për të parë nga afër mbylljen e shkollave njëra pas tjetrës për shkak të mitingut që do të zhvillonte aje kryetarja e Kuvendit.

Në orën 11.30 të gjitha shkollat e qytetit të Lushnjës dhe periferisë ishin të mbyllura për të qenë pjesë në mitingun elektoral të kryetares së Kuvendit

Ledi Shamku denoncoi sërish përdorimin nga ana e qeverisë të fëmijëve të shkollave në mitingjet elektorale të Partisë Demokratike.

"E kemi denoncuar edhe më parë, ndërkohë që edhe mediat e pavarura, Avokati i Popullit dhe Shoqata për mbrojtjen e fëmijëve e kanë denoncuar keqpërdorimin e fëmijëve në fushatë elektorale", - tha Shamku.

Mesa duket", vijoi Shamku, "ora e edukimit qytetar në shkolla është zëvendësuar prej kohësh në orë të pjesëmarrjes së fëmijëve në mitingjet elektorale të PD-së", tha Shamku.

Sipas saj, kjo orë është vendosur nga kjo qeveri, madje merren dhe mungesa, ndonëse neglizhohen gjithë orët e tjera.

"Tashmë bëhet fjalë për një fenomen, që sa herë që zbresin hierarkët e lartë të PD-së në terren, ora e Shqipërisë ndal! Por në 28 qershor ne do t'i themi ndal këtij fenomeni", shtoi Shamku, e cila pohoi se "pas 28 qershorit do të nisë epoka e re e çlirimit të arsimit nga interesat politikë".

e.l/NOA

KOMENTE