Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Derbi italian Milan- Juventus, asnjëri nuk doli fitues
English

Derbi italian Milan- Juventus, asnjëri nuk doli fitues

San Siro, 11 maj, NOA - As ekipi i të mëdhenjve të Milanit dhe as të famshmit e Juventusit, nuk kanë mundur të korrin fitore në përballjen me njëri-tjetrin në stadiumin e San Siros.

Që të dy ekipet në derbin e javës në Serie A për kampionatin italian, kanë arritur të shënojnë nga një gol të vetëm, por pa mundur ta mposhtin dot kundërshtarin.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe vetëm në pjesën e dytë të dyja skuadrat arritën të shijonin nga një gol, por jo ama golin e fitores, i cili do t'i kthente në avantazh ndaj njëri-tjetrit.

Rezultati u hap në minutën e 57-të të ndeshjes, kur pas një aksioni të filluar nga Zambrotta, Inzaghi dërgoi topin në zonë për Ambrosinin, i cili humbi rastin, por fati ishte me Clarence Seedorf, pasi goditja e tij shkoi nëpër këmbët e Nicola Legrottaglie, duke përfunduar në rrjetën e Gianluigi Buffon. Por avantazhi i Milanit nuk zgjati shumë, pasi tre minuta më vonë Camoranesi harkoi topin në zonë që arriti tek Iaquinta, i cili shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin pas një ore lojë. Me këtë barazim, Milani humb rastin t'i afrohet në pesë pikë Interit, dhe vazhdon të ruajë pozitën e dytë me shtatë pikë prapa liderit. Ndërsa Juventusi në pozitën e tretë mbledh 67 pikë.

n.e/NOA

KOMENTE