Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edhe pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit, do të mbrohet tani e tutje nga UNESCO
English

Edhe pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit, do të mbrohet tani e tutje nga UNESCO

Ohër, 30 maj, NOA - Sot inagurohet dhe lëshohet në përdorim në mënyrë solemne sistemi i kolektorit për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga ana e Shqipërisë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përveç strukturave dhe autoriteteve të komunave të bregut të Liqenit të Ohrit, nga Ndërmarrja Publike "Kolektori" nga Struga edhe ministrat e Mjedisit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Lufter Xhuveli dhe Nexhati Jakupi.

Në takimin e fundit midis tyre këta të dy deklaruan se janë në rrugë të mbarë për të finalizuar tërësisht sistemin e mbrojtjes së Liqenit dhe Drinit të Zi. "Shqipëria, territorin e ujërave të Liqenit, do ta inkuadroje nën ombrellën mbrojtëse të UNESKO-s, ashtu siç është edhe pjesa nga Maqedonia, si një pasuri natyrore, kulturore dhe botërore. Për të aplikuar në UNESKO, kemi nëvojë për mbështetjen e palës maqedonase. Ne kemi investuar rreth 20 milion euro për sistemin e kolektorit që do të përfundojë në fund të muajit maj. Mbështetjen nga pala maqedonase është konfirmuar nga ministri Jakupi"- ka thënë Lufter Xhuveli.

Dy ministrat së shpejti pritet të rishqyrtojnë revidimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe tani Maqedonisë për shfrytëzimin e ujërave të përbashkëta, marrëveshje që është nënshkruar që më vitin 1956, duke patur parasysh faktin se Jugosllavia më nuk ekziston.

KOMENTE