Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bën karambol me makinën e policisë, arrestohet 34-vjeçari
English

Bën karambol me makinën e policisë, arrestohet 34-vjeçari

Shkodër, 31 maj NOA - Një 34-vjeçar është arrestuar sot pasi teksa po udhëtonte me një automjet u përplas me një makinë policie.

Aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Shkodër, në lagjen "Bahçallek" të qytetit të Shkodrës, pikerisht në vendin e quajtur tek Kisha e Zojës, kur Arjan Gemi 34-vjeç, po drejtonte një autoveturë tip-Benz 200, me targa Italiane FI-N-11051, dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin e policisë tip "Nisan", e cila ka qenë e dislokuar me shërbim si pikë kontrolli.

Burime nga policia e Shkodrës thanë për agjencinë e lajmeve NOA se për pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë 20-vjeçarja A. Galica i cili udhëtonte si pasagjere në autovetureë tip-Benz, dhe u dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka marrë dëmtime të lehta një efektiv i policisë, i cili ishte me shërbim në atë pikë kontrolli si dhe drejtuesi i automjetit Arjan Gemi, të dy të dëmtuari pas marrjes së mjekimit janë larguar nga spitali.

Policia pas hetimeve çoi për ndjekje penale 34-vjeçarin Arjan Gemi, pasi akuzohet për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE