Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kafshët shtëpiake vrasin dy të moshuar
English

Kafshët shtëpiake vrasin dy të moshuar

Librazhd, 3 qershor NOA - Dy të mëshuar nga gjetur vdekjen dje pasi janë vrarë nga kafshët shtëpiake.

Njëri prej tyre është goditur me brirë nga bualli, ndërsa tjetri ka gjetur vdekjen pasi e ka hedhur kali.

Mbrëmë në fshatin Mlizë të Librazhdit, 72-vjeçari Mërkur Kuqi, ka qenë pranë banesës së tij duke ushqyer kafshët, kur është goditur me brirë nga bualli e për pasojë vdiq në spital.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe pas hetimeve paraprake zbuloi se i moshuar vdiq pasi u godit nga bualli.

Ndërkohë që një tjetër ngjarje ku "autori" është një kafshë është regjistruar nga policia po dje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Rrëmenj të Pogradecit kur 67-vjeçari Xhaferr Bufi, banues në fshatin Kriçkovë kishte hipur në kalë.

Kafsha ka hedhur shkelma duke bërë që i moshuari të rrëzohet në tokë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Bufi nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes.

k.k/NOA

KOMENTE