Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti, apel për standarde në zgjedhje dhe thirrje për të aplikuar mbi kartat e identitetit
English

Presidenti, apel për standarde në zgjedhje dhe thirrje për të aplikuar mbi kartat e identitetit

Tiranë, 11 qershor, NOA Foto Update - Zgjedhjet e 28 qershorit janë një test për të ardhmen evropiane të vendit tonë, prandaj ato duhet të zhvillohen të lira dhe me standardet e kërkuara prej ndërkombëtarëve.

Ky është apeli që ka hedhur për procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë, kreu i shtetit, Bamir Topi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas tij, në këtë kuadër përfshihet edhe procesi i pajisjes me karta identiteti të qytetarëve, prandaj ai u ka drejtuar thirrje të gjithë atyre që nuk janë pajisur ende me to, të rendin për t'i marrë.

"Të aplikojë për kartat e identetit kush nuk e ka bërë ende", mësohet të ketë thënë në mbledhjen e KLD-së presidenti Topi.

Nga ana tjetër, ai ka kërkuar që institucioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të jetë jashtë influencimeve të partive politike në këtë proces zgjedhor.

Më pas, ai ka folur edhe mbi rolin e madh që ka Kolegji Zgjedhor për realizimin e një procesi të rregullt dhe me standarde.

"Kolegji Zgjedhor t'i përmbahet Kushtetutës dhe ligjit për ankesat. Ky institucion ka përgjegjësi maksimale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vendin tonë. Prandaj, ai duhet të jetë korrekt me ankesat që do mbërrijnë dhe vendimet që do të japë. Kemi pritshmëri të lartë ndaj Kolegjit", ka deklaruar kreu i shtetit lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE