Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i Sigurimit sot shqyrton raportin për situatën në Kosovë
English

Këshilli i Sigurimit sot shqyrton raportin për situatën në Kosovë

Uashington, 17 qershor, NOA - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e radhës të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë raport paraqitet kërkesa e autoriteteve të Kosovës mbi përfundimin e misionit të UNMIK-ut, megjithëse raportet mes OBK dhe shtetit të ri kanë vazhduar.

Bëhet e ditur paraprakisht se mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kosova do përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme të saj, Skënder Hyseni, por do të jetë i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç.

Hyseni nga ana e tij, pritet t'i paraqesë Organizatës së Kombeve të Bashkuara qëndrimet lidhur me raportin dhe përparimin i cili është arritur në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë dhe posaçërisht në tre muajt e fundit. Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, në raport ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, prej 10 marsit e deri më 31 maj të këtij viti, edhe më tutje është relativisht e qetë, por ka theksuar disa incidente në veri të Kosovës, që janë për shqetësim. Ai gjithashtu fton bashkësitë dhe qeveritë në Prishtinë e Beograd, që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që tensionet të zvogëlohen në minimum dhe që në mënyrë të qetë të arrihet zgjidhje. n.e/NOA

Â

KOMENTE