Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Detajet e përurimit nesër, të hapjes së trafikut në rrugën Durrës-Kukës
English

Detajet e përurimit nesër, të hapjes së trafikut në rrugën Durrës-Kukës

Tiranë, 24 qershor NOA - Autoritetet shqiptare kanë vendosur që të përurojnë ditën e nesërme më 25 Qershor, hapjen e trafikut të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, kur sipas kompanisë Bechtel-Enka, përfundimi i rrugës daton jo më parë se viti 2010.

Burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave, i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se në axhendën e nesërme është parashikuar që festimet të nisin në orën 11.00 me koncertin festiv në fillim të rrugës në Rrëshen, pranë mbikalimit të parë të rrugës.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të përshkojnë së bashku një pjesë të rrugës në këmbë dhe më tej, do të ngjiten në skenë për të mbajtur fjalët e rastit.

Më tej, Kryeministrat Berisha, Thaçi dhe Erdogan, do të presin që të tre, shiritin e inaugurimit të rrugës.

Zyrtarisht, qeveria tha se ceremonia, për efekt performance dhe sigurie teknike do të transmetohet Live nga televizioni Klan, duke ftuar mediat e tjera të kontaktojnë për marrjen e sinjalit.

e.l/NOA

KOMENTE