Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasja me motorin, shkakton vdekjen e një burri në rrugën Vorë-Fushë Krujë
English

Përplasja me motorin, shkakton vdekjen e një burri në rrugën Vorë-Fushë Krujë

Fushë Krujë, 14 Korrik NOA - Një burrë ka gjetur vdekje tragjike pak pasi u përfshi në një aksident rrugor, në segmentin Vorë-Fushë Krujë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA,

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.00, në afërsi të fshatit Ahmetaq. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se 28-vjeçari Indrit Rraja nga Fushë Kruja, duke drejtuar automjetin e markës BMË, me targa SH 4243 E.

Për pasojë të kësaj përplasjeje, është aksidentuar rëndë dhe më pas ka gjendur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë, drejtuesi i motoçikletës, 65-vjeçari Hyqmet Visha.

Strukturat e Hetimit të Aksidenteve, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, shkuan në vendngjarje dhe kryen arrestimin në flagrancë të 28-vjeçarit Indrit Rraja, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Policia tha se në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale ndërsa materialet e përpiluara në ngarkim të tij kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

v.m/NOA

Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore

KOMENTE