Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesha: Gjatë qeverisjes me PD-në, LSI do të ecë krah për krah me rininë
English

Pesha: Gjatë qeverisjes me PD-në, LSI do të ecë krah për krah me rininë

Tiranë, 2 gusht NOA - Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha ka dalë në një konferencë për shtyp sot ku ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të angazhohet për mbështetjen e të rinjve shqiptarë gjatë bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.

"LSI do të zbatojë programin e saj për rininë, program ky i paraqitur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm LSI do të ecë krah për krah me të rinjtë shqiptarë, duke iniciuar dhe garantuar zbatimin e një sërë nismash ligjore të cilat synojnë integrimin e mëtejshëm të tyre në proçeset e vendimmarrjes, nxitjen dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e arsimit, kulturës, sportit etj" deklaroi Pesha. Sipas Peshas, kartat dhe statusin e studentit, projektligjin për vullnetarizmin, përmirësimin e mëtejshëm të proçesit të maturës shtetërore, projektet për sportin dhe kulturën, nxitjen dhe mbështetjen e projekteve dhe organizatave rinore brenda ambienteve shkollore dhe jashtë tyre,janë disa nga nismat që LSI do të ndërmarrë gjatë këtij mandati.

k.k/NOA

KOMENTE