Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Dajti mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda me ambulancë
English

Dritan Dajti mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda me ambulancë

Tiranë, 10 gusht, NOA/ Update - I lidhur me pranga dhe nën një mbikëqyrje të rreptë të forcave të policisë, sapo ka mbërritur në mjediset e Gjykatës së Krimeve të Rënda, i shumëkërkuari Dritan Dajti.

I transportuar atje me ambulancën e Spitalit Ushtarak dhe i shoqëruar me forca të shumta policie, pritet që atij tani t'i caktohet masa e sigurisë nga institucioni i Krimeve të Rënda, mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij, jo vetëm për masakrën e së premtes, ku mbetën të vrarë 4 policë, por edhe të tjera që kanë të bëjnë me shkaqet për të cilat ishte shpallur si i shumëkërkuar nga policia.

Ndërkaq, mësohet se në mjediset e Gjykatës së Lartë, sapo janë paraqitur edhe bashkëpunëtorët e tij Elvis Karoli dhe Erges Xhaxhi.

Hetimet do të konkludojnë në dënimin e tyre ku dënimi minimal në bazë të Kodit Penal është 20 vjet, ndërsa maksimali është burgim i përjetshëm.

Në masakrën e Durrësit gjetën vdekjen katër punonjës të skuadrës operacionale; Fatos Xhani, drejtues i grupit, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, të cilët tentuan t'i hidhnin prangat njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE