Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjarët e Topallit: Gjetëm Maliqin, të vrarë larg shtëpisë
English

Familjarët e Topallit: Gjetëm Maliqin, të vrarë larg shtëpisë

Krujë, 16 Gusht NOA Update - Personi i vrarë pasditen e sotme është gjetur nga familjarët e tij, të cilët më pas lajmëruan policinë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Viktima Maliq Topalli, 51 vjeç, lindur e banues në fshatin Tapizë të komunës Nikël në rrethin e Krujës, u gjet i vdekur në Çerek po të komunës Nikël, thanë për agjencinë NOA, burimet hetimore.

Policia tha se 51-vjeçari Maliq Topalli, dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatike dhe ai u gjet pranë bregut të lumit në fshatin Qerret në orën 19.40 të ditës së sotme.

Mësohet se policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin e krimit dhe shkaqet e kësaj vrasjeje ende të paqartë, që nga policia po hetohet edhe si një vetëvrasje e mundshme pasi nuk ka asnjë gjurmë autorësh.

/v.n/b.a/NOA/

KOMENTE