Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekti i OBSH për ndryshimet klimatike, ndër 7 vende përfshihet dhe Shqipëria
English

Projekti i OBSH për ndryshimet klimatike, ndër 7 vende përfshihet dhe Shqipëria

Tiranë, 26 gusht, NOA - "Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimi i klimës në Evropën Juglindore, Azinë Qendrore dhe Veriun e Rusisë" është projekti i iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili ndër 7 vende të tjera përfshin edhe Shqipërinë.

I financuar nga qeveria gjermane, me një shumë totale prej 7 milionë eurosh, vendi ynë do të përfitojë pjesën e tij prej 1 milion eurosh, me të cilat parashikohet që të realizohet një plan kombëtar shëndetësor, ku përfshihet përgatitja dhe përgjigja e sistemit shëndetësor dhe menaxhimi i emergjencave që lidhen me klimën.

Projekti ka një shtrirje kohore prej 2 vjetësh dhe parashikon konkretisht kapacitetet për të monitoruar ndotjen e ajrit dhe për t'iu përgjigjur asaj, mekanizmat e gatishmërisë për sëmundjet infektive, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit, si dhe sistemi i informacionit shëndetësor mjedisor lidhur me klimën. n.e/NOA

KOMENTE