Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni, Yukio Hatoyama kryeministri i ri pas fitores së Partisë Demokratike
English

Japoni, Yukio Hatoyama kryeministri i ri pas fitores së Partisë Demokratike

Tokio, 31 gusht, NOA - Kryeministri i ri i Japonisë, do të jetë Yukio Hatoyama pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme elektorale, ku Partia Demokratike e drejtuar prej tij arriti një fitore të thellë duke e larguar pas kaq vitesh nga pushteti Partinë Demokratike Liberale.

Kjo e fundit e ka udhëhequr Japoninë pothuajse në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1955 dhe vetëm pas 55 vitesh është mundësuar rrëzimi i saj nga pushteti.

Yukio Hatoyama dhe qeveria e tij tani kanë si detyrë që ta nxjerrin ekonominë e vendit nga reçesioni dhe të luftojnë papunësinë e cila ka arritur shifra rekord në Japoni.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Taro Aso tha se do të merrte përsipër përgjegjësinë për atë që ai e quajti humbje të thellë dhe se do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

KOMENTE