Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjysma e Tiranës mbetet pa drita, OSSH: Avari në nënstacionin e Shkozës
English

Gjysma e Tiranës mbetet pa drita, OSSH: Avari në nënstacionin e Shkozës

Tiranë, 18 shtator, NOA - Gati gjysma e zonave të kryeqytetit ka mbetur pa drita gjithë paraditen e sotme, në pritje të mbërritjes së furnizimit me energji elektrike.

Brenda zonave ku ka patur ndërprerje të plotë energjie, pa mbërritur akoma, përfshihen Ali Demi, Oxhaku, Bërryli dhe Shkolla e Bashkuar, por edhe zona e Laprakës apo Fusha e Aviacionit.

Nga ana e tij, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka pohuar se kjo është shkaktuar për shkak të një avarie në nënstacionin elektrik të Shkozës.

Ekspertët e OSSH-së pohojnë se janë duke punuar për riparimin më të shpejtë të kësaj avarie, për të mundësuar sa më parë rikthimin e energjisë elektrike.

KOMENTE