Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Paqja dhe mirëkuptimi, rruga e vetme për një botë më të mirë
English

Sejdiu: Paqja dhe mirëkuptimi, rruga e vetme për një botë më të mirë

Nju Jork, 24 Shtator NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në kuadër të aktiviteteve gjatë vizitës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një fjalë rasti në Pritjen Vjetore të Liderëve Ballkanikë, të organizuar nga Rutgers Institute.

Të pranishëm në takim ishin Ekmeleddin Ihsanoglu, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ilir Meta, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Stjepan Mesiq, President i Kroacisë, Haris Silajxhiq, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Ahmet DavutoÄŸlu, Minister i Jashtëm i Turqisë e liderë të tjerë.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, si dhe anëtarët tjerë të delegacionit të Kosovës.

Presidenti Sejdiu foli para liderëve ballkanikë në Rutgers Institute për zhvillimet dhe të arriturat e rëndësishme në vendin tonë pas pavarësimit të Republikës së Kosovës. Ai vuri theksin në përpjekjet e rëndësishme që po i bëjnë liderët dhe institucionet e Republikës së Kosovës për të siguruar sa më shumë njohje për shtetin e ri, anëtarësimin në shumë institucione të rëndësishme dhe synimin për anëtarësim në sa më shumë institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Presidenti Sejdiu gjithashtu theksoi rëndësinë e qasjes paqësore dhe integruese të të gjitha shteteve të Ballkanit. Në këtë kontekst ai përmendi edhe rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi rajonal, si një kusht shumë i rëndësishëm për stabilitet në rajon dhe për ecje të përbashkët drejt integrimeve në institucionet euroatlantike.

Gjithashtu, nisur nga shembulli i Republikës së Kosovës, Presidenti Sejdiu ka theksuar si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe prosperimit të rajonit respektimin e komuniteteve pakicë në çdo shtet ballkanik.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE