Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Denoncon se motra i mbahet me forcë nga një burrë, 21-vjeçarja mohon dyshimet
English

Denoncon se motra i mbahet me forcë nga një burrë, 21-vjeçarja mohon dyshimet

Tiranë, 28 shtator NOA - Tentativat e dështuara për të detyruar motrën e tij të mos shkojë të jetojë me një burrë 15 vjet më të madh se ajo, ka detyruar një adoleshent të kërkojë ndihmën e policisë.

Artan S, 18-vjeç nga Tirana është paraqitur dje në polici ku ka denoncuar 36-vjeçarin A.S, lindur në Kukës dhe banues në Bathore.

Sipas adoleshentit, 36-vjeçari i ka marrë me forcë motrën V.S, 21-vjeçe dhe e mban në banesën e tij pa dëshirën e saj.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se policia, menjëherë pas denoncimit të 18-vjeçarit nisi hetimet për të verifikuar rastin.

Oficerët e policisë kanë mundur të gjejnë banesën e 36-vjeçarit ku mbahej e reja.

Kjo e fundit është marrë në pyetje nga inspektorët, para të cilëve ka mohuar pretendimet e të vëllait.

Ajo ka dëshmuar se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa dhe se kishte dëshirë të jetonte në banesën e 36-vjeçarit.

Vajza ka mohuar pretendimet e mëtejshme të vëllait të saj, se po mbahej me forcë nga 36-vjeçari.

Pas deklaratës së 21-vjeçares, policia e ka lënë të lirë, atë ndërsa po të njëjtin veprim ka kryer edhe me 36-vjeçarin i cili ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi që i kishte ngarkuar vëllai i vajzës.

k.k/NOA

KOMENTE