Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lidhja Demokratike e Dardanisë, apel nga Suedia për zgjedhjet
English

Lidhja Demokratike e Dardanisë, apel nga Suedia për zgjedhjet

Stokholm, 19 Tetor NOA - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Dega në Suedi nën udhëheqjen e kryetarit z. Hysen Ibrahimi, mbajti mbledhjen e saj të radhës.

Kryesia mbështet fuqishëm koalicionin LDD-AKR, si mundësi reale për ndryshim më cilësor për qeverisje lokale, duke u bazuar në kapacitetin intelektual dhe kapital që posedojnë dy subjektet.

"Kryesia fton elektoratin e Kosovës që të votojnë për këtë koalicion duke na u dhënë mundësia për të qeverisur dhe për të dëshmuar se jemi të aftë të ngrejmë cilësinë e infrastrukturës për një zhvillimi më të mirë ekonomik, social, shëndetësorë, arsimor, pensional dhe sfera të tjera të jetës", - tha Rrahman Rrahmani, sekretar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Dega në Suedi.

Ky koalicion, - shtoi ai, - do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë qeverisjen lokale, do të luftojë çdo shkelje të ligjit, zhdukjen e korrupsionit, zhdukjen e formës së tenderimit dhe interesave klanore e farefisnore.

Motoja e koalicionit LDD-AKR shihet qartë "qeverisja të punojë për qytetarin, e jo qytetari për qeverisje", - sikurse ka ndodhur në qeverisjen lokale dhe që është duke ndodhur në qeverisjen qendrore", - shtoi Rrahmani.

Kjo moto dhe ky koalicion, - përfundoi ai, - krijojnë mundësitë për thithjen e donatorëve të mëdhenj të Kosovë dhe jashtë saj.

e.r/NOA

KOMENTE