Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkencëtarët dallojnë një shpërthim nga lashtësia
English

Shkencëtarët dallojnë një shpërthim nga lashtësia

Astronomët kanë hedhur një shikim shumë mbrapa në kohë, duke e parë shpërthimin më të vjetër deri më sot, i cili ka ndodhur 13 miliardë vjet më parë, vetëm pak kohë pas lindjes së Universit.

Astronomët i gjurmuan rrezet gama të shpërthimit, të quajtur GRB 090423, për ta parë dritën nga ylli masiv që u shua 630 milionë vjet pas Shpërthimit të Madh, i cili paraqet lindjen e Universit, shkruan revista shkencore "Natyra". "Rrezet gama kanë dalë nga shpërthimet më të mëdha në univers", tha Bing Zhang, nga Universiteti i Nevadës. "Besohet se ngjarjet kataklizmike, siç është kolapsi i një ylli masiv, janë shoqëruar me formimin e vrimave të zeza dhe me yje neutronike të magnetizuara", shkruan ai në revistën. Nial Tanvir, profesor në Universitetin Leicester dhe autor kryesor i studimit, tha se "ky observim na mundëson që të fillojmë ta eksplorojmë pikën e fundit të zezë në hartën e Universit". Bashkautor i studimit është edhe Endrju Liven, profesor në Universitetin Uorvik në Britani. "Është jashtzakonisht emocionuese që të shoh mbrapa në kohë, në epokën kur yjet e para sapo kanë filluar të ndriçojnë", tha Liven, i cituar nga RFE. Vdekja e yllit ka qenë mjaft e ndritshme për t'i ndriçuar madje edhe galaksitë dhe do t'u ndihmojë shkencëtarëve të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në ditët e para të Universit. Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur kur Universi ka qenë vetëm pesë për qind i vjetër nga ajo që është sot. Rekordi i mëparshëm i vëzhgimit më të vjetër në kohë ishte 150 milionë vjet më pak se rrezet gama që sapo u zbuluan.

Â

KOMENTE