Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, masakra në familje, autori: Ishte vullneti i zotit
English

Itali, masakra në familje, autori: Ishte vullneti i zotit

Pavia, 1 nëntor NOA - "Ishte vullneti i zotit", kështu është shprehur para hetuesve autori i masakrës në Pavia të Italisë.

Emigranti shqiptar i cili vrau me thikë tre anëtarët e familjes është marrë në pyetje dje pas arrestimit ku ka deklaruar vetëm një fjali të vetme "ishte vullneti i zotit".

Por për policinë nuk ka qenë e vështirë zbardhja e motiveve të kësaj tragjedia pasi ka marrë në pyetje persona të tjerë të afërm të viktimave dhe autorit.

Alfred Melyshi ka vrarë bashkëshorten e vëllait, vajzën e tyre të vogël 3 -vjeçare si dhe tezen e kësaj të fundit.

Bashkëshorten e vëllait, Rina Melyshin 24-vjeç, mbesën 3-vjeçare dhe motrën e kunatës, 19- vjecaren Ornela Ndoji masakroi me thikë Melyshi pas një sherri me të vëllanë.

Policia ka deklaruar se brenda familjes ishin krijuar mosmarrëveshje.

Mësohet se Alfred Melyshi akuzohet nga vëllai i tij Antoni si shkaktar i një konflikti të krijuar me një familje tjetër shqiptare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar atij largimin nga shtëpia ku jetonin prej vitesh bashkë. Akuzat e të vëllait, duket se kanë çuar 24-vjeçarin Alfred Melyshi drejt skenimit të një tragjedie të cilin e kreu ditën e djeshme.

k.k/NOA

KOMENTE