Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi i kënaqur me Apelin: KLSH, larg duart nga ne
English

Biznesi i kënaqur me Apelin: KLSH, larg duart nga ne

Tiranë, 7 Nëntor NOA-Biznesmenët shqiptarë më së fundmi kanë marrë frymë lirisht pasi Gjykata e Apelit nuk i ka dhënë të drejtë Kontrollit të lartë të Shtetit, të kontrollojë drejtpërdrejt aktivitetin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka përshëndetur rrëzimin e padisë së KLSH nga Apeli, padi kjo e ngritur pas një urdhri të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për të mos lejuar kontrollin e disa inspektorëve të KLSH-së ndaj biznesit.

Disa muaj më parë, KLSH penalizoi disa biznese për detyrime tatimore gjatë viteve 2005, 2006, 2007 dhe 2008.

Pas kësaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxori një urdhër të brendshëm për të mos lejuar vazhdimin e kontrolleve të tilla nga KLSH sepse sipas saj, Administrata Tatimore është autoriteti i vetëm tatimor në Republikën e Shqipërisë, ç'ka do të thoshte që asnjë punonjës i KLSH apo Audit nuk ka të drejtë të komunikojë apo të verifikojë dokumentacionin dhe mjediset e tatimpaguesve (biznesit).

Protestat e biznesit dhe më pas reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u kundërshtuan nga KLSH që e çuan çështjen në Gjykatën e Apelit.

m.i/NOA

KOMENTE