Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet e 15 nëntorit, një delegacion i Parlamentit Evropian në Kosovë
English

Zgjedhjet e 15 nëntorit, një delegacion i Parlamentit Evropian në Kosovë

Prishtinë, 11 nëntor, NOA - Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit kanë drejtuar në Prishtinë një delegacion ad hoc prej shtatë anëtarësh të Parlamentit Evropian.

I drejtuar nga eurodeputetja gjermane, Doris Pack, mësohet se ky delegacion do të qëndrojë në Kosovë me rastin e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 nëntor.

Në fakt, delegacioni i PE-së nuk është i pajisur me mandatin e vëzhgimit të zgjedhjeve, por vetëm atë të kryerjes së vizitave në disa qendra votimi të Kosovës, duke përfshirë edhe disa prej komunave të sapoformuara.

Anëtarët e tij do të takohen edhe me përfaqësuesit e qeverisë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa kandidatë për zgjedhje të Kosovës.

Nga ana e saj, europarlamentarja gjermane u ka bërë thirrje votuesve kosovarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet e para që administrohen plotësisht nga institucionet e Kosovës. "Ne e mirëpresim përkushtimin e autoriteteve ndaj demokracisë dhe u bëjmë thirrje votuesve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës", ka thënë Pack. n.e/NOA

KOMENTE