Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi niset në Forumin e 6 Ekonomik Rajonal të Evropës Juglindore
English

Presidenti Topi niset në Forumin e 6 Ekonomik Rajonal të Evropës Juglindore

Sarajevë, 19 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi niset sot për në Sarajevë të Bosnjë- Hercegovinës për të marrë pjesë në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, që do të mbahet në datat 19-20 nëntor 2009, i cili organizohet nga kreu i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiç.

Në këtë veprimtari, mësohet se kreu i shtetit do të shoqërohet nga një delegacion zyrtar i përbërë edhe nga ekspertë të ekonomisë. Ndërkaq, bëhet me dijeni se të pranishëm në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, do të jenë gjithashtu edhe presidenti i Bullgarisë Georgi Parvanov, ai kroat Stjepan Mesiç, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, presidenti i Rumanisë Trajan Basesku, presidenti i Sllovenisë Danilo Tyrk si edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiç.

Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë forum do të përqendrohen tek aftësitë ekonomike konkurruese të vendeve të rajonit dhe në përfundim të tyre, presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

n.e/NOA

KOMENTE