Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohet kufoma e Pogradecit, ishte një peshkatar i zhdukur më 2007
English

Identifikohet kufoma e Pogradecit, ishte një peshkatar i zhdukur më 2007

Pogradec, 4 Janar NOA Alba Filipi/ - Trupi që u gjet sot nga një grup peshkatarësh në ujërat e liqenit të Pogradecit, ndërkohë që po peshkonin me rrjeta, i përket një ish-kolegu të tyre zhdukur mbi tre vjet më parë, informon korrespondentja e agjencisë NOA.

Burimet policore dhe ato në morgun e spitalit në Pogradec, bënë të ditur se sipas të dhënave trupi besohet se i përket shtetasit Dylaver Maxhari, lindur e banues në Pogradec, i shpallur person në kërkim në fund të tetorit-fillim të nëntorit të vitit 2007.

I ndjeri u gjet sot pasdreke dhe trupi ishte i dekompozuar. Në vendngjarje policia tha se mori në pyetje tre peshkatarë. Ata kanë treguar se ishin duke u përpjekur të zinin peshk me rrjeta dhe teksa po e tërhiqnin njërën prej tyre kur gjendeshin në varkë, papritur në sipërfaqe doli trupi i një mashkulli.

Vetë peshkatarët kur e gjetën të ndjerin, thanë se i druheshin mundësisë që viktima të ishte një prej ish-kolegëve të tyre, duke iu referuar pikërisht zhdukjes së tre viteve më parë gjatë një stuhie në ujërat e liqenit ku sot u gjet i pajetë.

a.f.r.b/NOA

KOMENTE