Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Terrorizmi, fëmija 8 vjeç përfundon në listën e pasagjerëve të rrezikshëm
English

Terrorizmi, fëmija 8 vjeç përfundon në listën e pasagjerëve të rrezikshëm

Uashington, 16 Janar NOA - Michael Winston Hicks, është një djalë amerikan tetë vjeç i cili ka hyrë jo në listat e të vegjëlve me talente të rralla, por të pasagjerëve të rrezikshëm. Emri i të voglit, është konfirmuar si brenda listës, nga autoritetet e amerikane, përgjegjëse për sigurinë e fluturimit.

Për vite të tëra, çdo herë që Majkëll udhëton, prindërit e tij duhet të kalojnë përmes një mijë problemeve, dhe në disa raste ai është penguar të udhëtojë, edhe pse prindërit kanë raportuar se ky është një rast i përsëritur.

Michael Winston Hicks, i lindur në New Jersey është përshkruar nga gazeta "New York Times" si një "udhëtar që udhëton shpesh".

E ëma e djalit, Najlah Feanny Hicks, i tha gazetës se problemet e fluturimit të fëmijës kanë filluar në moshën dy vjeç.

Familja Hicks ishin në aeroportin Newark, në New Jersey, kur oficerët e sigurimit u thanë atyre se nuk kishte vend për fëmijën në aeroplan. Emri i tij figuronte në "listën e udhëtarëve të dyshimtë".

Më pas fëmija ishte kontrolluar imtësisht, sa ka filluar të qajë. Që atëherë, kjo situatë është përsëritur disa herë, por jo gjithmonë- ka cituar e ëma e fëmijës.

Arsyeja - ka shpjeguar Hings - qëndron në faktin se emri i tij edhe pse nuk figuron në listën "no fly list" "pasagjerët që ndalohen të udhëtojnë" (që përfshin rreth 2.500 emra, nga të cilat vetëm 10% janë amerikanë), ai është i përfshirë në listën shumë më të gjatë "pasagjerë të selektuar", për të cilët Administrata e Sigurimit të Transportit (TSA) ofron procedura shumë më të rrepta.

E pyetur nga gazeta "New York Times", Administrata e Sigurimit të Transportit refuzon të shpjegojë rastin Hick.

Gjithashtu ajo është kufizuar të specifikojë se "nuk figuron asnjë fëmijë në listat tona", duke mos dhënë shpjegim më shumë për rastin e Winston Hicks, komenton e përditshmja më e madhe amerikane, "New York Times".

a.k/NOA

KOMENTE