Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmon banesën për vjedhje, diktohet nga pronarja
English

Sulmon banesën për vjedhje, diktohet nga pronarja

Korçë, 23 Janar NOA - Një banesë në Korçë, është vënë në shënjestër të një burri në moshë të thyer i cili është sulur ta plaçkisë atë por është dalluar nga zonja e shtëpisë që ka vënë alarmin duke kërkuar ndihmën e e fqinjëve dhe policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 11 të qytetit juglindor, informon korrespondentja e agjencisë NOA dhe autor i dyshuar i ngjarjes është 64-vjeçari Lilo Skëndi, nga e njëjta zonë banimi.

Nga hetimet policore, doli se Skëndi, kishte hyrë ne orën 13.30 të një dite më parë në banesën e Marika Pojanit, një 74 vjeçare nga Vosokopoja e cila prej vitesh jeton në qytetin e Korçës.

Duket se Skëndi nuk ka qenë shumë i kujdesshëm në "procesin" e vjedhjes sepse në një moment është dalluar nga 74-vjeçarja e cila ka vënë alarmin dhe në pak çaste ai ia ka mbathur. Gjithsesi, policia arriti ta prangosë pak orë më vonë, pasi pronarja e banesës e kishte njohur në pamje hajdutin e moshuar.

a.f/NOA

KOMENTE