Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Mediu paraqitet në Gjykatën e Lartë, pritet pajtimi me paditësit e Gërdecit
English

Ministri Mediu paraqitet në Gjykatën e Lartë, pritet pajtimi me paditësit e Gërdecit

Tiranë, 25 janar, NOA - Ministri Mediu është paraqitur sot në mëngjes pranë Gjykatës së Lartë ku pritet të fillojë edhe një seancë e ashtuquajtur "pajtimi" mes tij dhe palës që i ka ngritur padi për tragjedinë e Gërdecit.

Kjo është hera e parë që Mediu është paraqitur me dëshirën e tij në këtë institucion, pasi gjatë seancave të tjera e ka prezantuar avokati i tij mbrojtjes, Ardian Visha.

Bëhet me dijeni se nëse Mediu apo pala tjetër nuk do të pranojë pajtimin me styre para togave të zeza për tragjedinë e marsit 2007, atëherë ai pritet të përballet me seanca gjyqësore.

Aktualisht, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet me dy padi në Gjykatën e Lartë, atë të adoleshentit Roxhers Durda për vdekjen e nënës së tij, edhe atë të Alketa Hazizajt, që të dy këta banorë të fshatit Gërdec. n.e/NOA

KOMENTE