Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Religjoni na ndihmon në mbajtjen gjallë të kujtesës
English

Studimi: Religjoni na ndihmon në mbajtjen gjallë të kujtesës

Romë, 26 janar, NOA - Religjoni apo siç thuhet ndryshe, qëndrimi ynë ndaj fesë ngadalëson ecurinë drejt humbjes së kujtesës, madje edhe çmendurisë. Ky përfundim ka rezultuar nga një studim i kryer prej dy studiuesve në Universitetin e Padovës, të drejtuara nga prof. Enzo Manzato dhe botuar në revistën "Current Alzheimer Research". Studimi u krye në 64 pacientë që vuajnë nga Alzheimer në stadet e ndryshme të sëmundjes dhe gjatë monitorimit për 12 muaj, atyre iu mat progresioni i asaj që quhet "çmenduri".

Pasi janë ndarë në dy grupe sa i përket nivelit të besimit të tyre tek feja, për një vit pacientët janë testuar duke u matur shëndetin e tyre mendor dhe funksionet e tyre në aktivitetet e përditshme.

Në përfundim, studimi tregoi se pacientët në grup me nivel të ulët të besimit tek feja, kishin një humbje të aftësive njohëse prej 10 % më shumë se ato me një mesatare të nivelit të lartë të besimit tek feja. n.e/NOA

KOMENTE