Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN i akordon Haitit ndihmë financiare prej 102 milionë dollarë
English

FMN i akordon Haitit ndihmë financiare prej 102 milionë dollarë

Uashington, 28 janar, NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur akordimin e shumës prej 102 milionë dollarë si fond ndihme ndaj popullatës së Haitit. Kjo e fundit u prek në mënyrë katastrofave nga një tërmet shkatërrues para dy javësh, duke pësuar dëmtime të pallogaritshme në jetë njerëzore si dhe aspekte materiale. Kjo ndihmë e akorduar nga FMN, pason atë prej 120 milionë euro që i kanë akorduar vendit të shkatërruar nga tërmeti vendet e Bashkimit Evropian si dhe miliona të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë marrë edhe në dorë kryesimin e aksioneve të ndihmës dhe shpëtimit në këtë vend.

Konkretisht, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan tha se paratë do t'i mundësojnë Haitit të bëjë importe emergjente pa i prekur rezervat financiare të vendit.

Ndërkaq, Banka Botërore nga ana e saj ka publikuar idenë e faljes së të gjitha borxheve që Haiti i ka asaj, por edhe organizmave të tjera ndërkombëtare financiare pas tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti fatal në territorin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE