Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mandatohen bankat për Eurobondin e parë
English

Mandatohen bankat për Eurobondin e parë

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Ministria e Financave tashmë ka përfunduar procesin e vlerësimit të bankave të cilat do të udhëheqin transaksionin e emëtimit të Eurobondit të parë shqiptar në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. Në fund të këtij procesi, ajo ka mandatuar si bashkëdrejtues (Joint Lead-Managers) JP Morgan dhe Deutsche Bank, dy insitucione financiare me reputacion superior në arenën ndërkombëtare për performancën e tyre të pakrahasueshme në udhëheqjen me sukses të një numri të lartë transaksionesh eurobondesh në tregjet e kapitalit.

Ministria gjithashtu i ka kërkuar Raffeissen Bank të suportojë transaksionin në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager).

Nëpërmjet këtij instrumenti, Shqipëria do të vendoset në hartën e tregjeve ndërkombtare të kapitalit.

Eurobondi ynë do të tregtohet rregullisht në këto tregje dhe do të shërbejë si një indikator agregat ndër vite i profilit investues dhe i performancës së ekonomisë sonë.

n.e/NOA

KOMENTE