Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
300 milionë dollarë për ndërtimin e rrugëve
English

300 milionë dollarë për ndërtimin e rrugëve

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Janë të paktën 300 milionë dollarë të marrë nga Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe institucionet e tjera monetare ndërkombëtare që do të përdoren për ndërtimin e rrugëve rajonale. Vendimi është marrë sot nga këshilli i ministrave, i cili miratoi marrëveshjen e huasë ndërmjet BERZH-in.

"Projekti të rëndësishëm "rrugët dytësore dhe lokale", me një vlerë prej 300-400 milion dollarë. Objektivi i këtij projekti është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve nëpërmjet lehtësimit të qarkullimit gjatë gjithë vitit për qytetarët, duke përfshirë përmirësimin e segmenteve prioritare të rrjetit rrugor rajonal, përmirësimin e segmenteve të prioritare të rrjetit lokal dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale", thuhet në vendimin e qeverisë.

Vendimi i qeverisë sqaron se projekti do të bashkëfinancohet; 50 milionë euro nga BERZH, 50 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve dhe 33 milionë euro nga fondet e Instrumentit të Para Aderimit IPA 2010/2011.

"Gjithashtu, një grant prej 40,000,000 Euro do të sigurohet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (FIBP). Në këtë kuadër, financime paralele janë siguruar nga një numër institucionesh të tjera - Banka Botërore, OFID dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës", thuhet në vendimin e qeverisë.

m.xh/NOA

KOMENTE