Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: S'ka hetim pa hapur kutitë
English

Kodheli: S'ka hetim pa hapur kutitë

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, u shpreh sot se Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për hapjen e kutive. Në një konferencë për shtyp, Kodheli u shpreh se PS-ja i qëndron besnike kauzës së 28 qershorit.

"Partia Socialiste i qëndron besnike kauzës së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo transparencë mund të arrihet thjesht e vetëm përmes një hetimi të plotë e të hollësishëm të procesit zgjedhor, pjesë e domosdoshme e të cilit duhet të jetë hapja e kutive të votimit dhe shqyrtimi i materialeve zgjedhore që gjenden aty", u shprehe Kodheli.

Ajo theksoi se nuk mund të këtë hetim pa hapjen e kutive. Në këtë mënyrë ajo u shpreh se nuk mund te ketë dhe zgjidhje të krizës, në rast se Partisë Socialiste i mohohet kjo e drejtë.

"Siç kanë theksuar disa herë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, as qeveria dhe sidomos as Sali Berisha nuk ka pse të kenë frikë nga hapja e kutive. Mbi të gjitha, nëse ata janë të bindur për standardet e zgjedhjeve, Berisha duhet të ishte i pari që të pranonte hapjen e kutive si garanci për transparencën e zgjedhjeve. Kjo është e mundur, ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Mjafton që Sali Berishës t'i dalë frika nga hapja e kutive", u shpreh Kodheli.

m.xh/NOA

KOMENTE