Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdogan: Do ndëshkohen komplotistët
English

Erdogan: Do ndëshkohen komplotistët

Ankara, 26 shkurt, NOA - Pas publikimit të detajeve për një grusht shteti kundër qeverisë turke në vitin 2003, tashmë situatën e ka marrë në dorë qeveria dhe institucionet e saj. Kryeministri i Turqisë deklaroi sot se të gjithë ata që kanë komplotuar kundër demokracisë në vend do të dalin para gjyqit.

Rexhep Taip Erdogan i bëri këto komente në kohën kur po zhvillohen hetimet për komplotin e pretenduar të ushtarakëve në vitin 2003.

"Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është i paprekshëm, askush nuk është i privilegjuar", tha Erdogan duke mos iu referua drejtpërdrejt hetimeve.

Autoritetet e Turqisë kanë arrestuar rreth 50 oficerë të ushtrisë, përfshirë ish komandantë dhe komandantë aktualë, mbi pretendimet se kanë komplotuar që ta përmbysin qeverinë e Erdoganit në vitin 2003.

Shumica e të arrestuarve janë paditur formalisht dhe gjykimin e presin në burg.

NOA/EL

KOMENTE