Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mirel: Serbia të jetë fqinje e mirë
English

Mirel: Serbia të jetë fqinje e mirë

Bruksel, 2 mars, NOA - Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Kjo gjë është theksuar edhe në Raportin e progresit të vitit të kaluar që i është dorëzuar Beogradit zyrtar. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel. Sipas tij, një kusht i kësaj fqinjësie të mirë është pranimi që Serbia duhet t'u bëjë pikave doganore në Kosovë.

"Vetëm mund ta përsëris atë që është thënë vjet në raportin e tetorit që bënte fjalë për avancimin e bashkëpunimit, ku kemi konstatuar se raportet e mira fqinjësore janë ai përparim që duhet bërë", ka thënë Mirel gjatë një takimi me gazetarët në Beograd.

"Në mënyrë të veçantë në këtë raport kemi cekur dhe tash po e përsërisim, se duhet të pranohen pikat doganore në Kosovë", përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE