Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avionët, BE harton ligj të ri
English

Avionët, BE harton ligj të ri

Berlin, 12 mars, NOA - Ministrat e Transporteve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord mbi hartimin e një projektligji të ri sa i përket kujdesit të transportit ajror, i cili parashikon afate për listat e pasagjerëve, por ata ende kanë polemizuar për koston e skanerave të trupit nëpër aeroporte. Projektligji i ri parashikon se në të ardhmen në rast aksidentesh ajrore, familjet e viktimave në Bashkimin Evropian do të informohen më shpejt.

"Duhet evituar që shoqëritë ajrore të jenë nën trysni të vazhdueshme për dhënien e informacioneve. Për këtë arsye ramë dakord për një kompromis i cili parashikon një afat maksimal prej dy orësh për vënien në dispozicion të listës së pasagjerëve", u tha në këtë takim.

Edhe në fushën e mjedisit, si p.sh. në temën e mbrojtjes nga ndotja akustike dhe fluturimeve natën, duhet të njihen standardet evropiane.

Brenda Evropës mendohet ndërkaq për të detyruar pasagjerët të paguajnë për skanerat e kontestuar të trupit.

Ndërkohë që në Parlamentin Evropian shumica është e mendimit se për skanerat duhet të paguajë shteti dhe pra gjithë taksapaguesit, pjesa më e madhe e shteteve anëtare janë të mendimit se kjo është diçka që u takon konsumatorëve, pra pasagjerëve të shoqërive ajrore.

n.e/NOA

KOMENTE