Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Estonia: Mbështesim Shqipërinë
English

Estonia: Mbështesim Shqipërinë

Tiranë, 12 mars, NOA - Estonia angazhohet t'i japë në ndihmë të Shqipërisë në fushën e dixhitalizimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme, pasi ajo gëzon eksperiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe rrjeteve të nevojshme të cilat lehtësojnë aksesin e publikut. Një fakt të tillë e deklaroi ministri i Drejtësisë së Estonisë, Rein Lang gjatë një takimi me kryeministrin Berisha. Për këtë qëllim është rënë dakord krijimi i një Taskë Force të përbashkët për marrjen e përvojës nga Estonia në këtë fushë.

Gjithashtu, kryeministri e informoi Lang për progresin që po bën Shqipëria në zgjerimin e shërbimeve online dhe angazhimeve që qeveria ka marrë për rritjen e buxhetit dhe investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit.

Duke e konsideruar dixhitalizimin e regjistrave pronësorë një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, kryeministri Berisha theksoi se ka angazhuar të gjitha burimet për përfundimin e këtij procesi në një kohë sa më të shkurtër.

Ndër të tjera, kryeministri Berisha duke e informuar Lang, se shumë shpejt Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Estoni, i kërkoi atij të përcjellë në qeverinë e tij dhe biznesin estonez, klimën favorizuese dhe garancitë që ofron Shqipëria për biznesin.

n.e/NOA

KOMENTE