Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fiton Milan, rihapet Seria A
English

Fiton Milan, rihapet Seria A

Milano, 15 Mars NOA - Ekipi kuq e zi i Milanit ka arritur të fitojë në sfidën e djeshme përballë Chievos me rezultatin 1 me 0 duke marrë një trepikësh tepër të rëndësishëm.

Djemtë e Leonardos arritën të fitonin këtë garë vetëm në minutat e fundit të saj dhe kjo erdhi falë golit të shënuar nga Seedorf, i cili realizoi një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone.

Duhet thënë se loja e zhvilluar në këtë ndeshje po e çonte atë drejt një barazimi madje të ftuarit arritën të shënonin me anë të Yepes por, goli i tij nuk u quajt për një pozicion të parregullt i cili nuk ishte i tillë.

Për Milanin kjo fitore do të thotë vetëm një pikë larg kryesuesve të Interit dhe tashmë mund të themi se Kampionati Italian i Seria A është rihapur dhe lufta për fitimin e këtij titulli po diskutohet ndërmjet dy ekipeve të Milanos.

r.b/NOA

KOMENTE