Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Touron: Prokuroria ka bërë përparime
English

Topi-Touron: Prokuroria ka bërë përparime

Tiranë, 16 mars, NOA - Organi i akuzës në Shqipëri ka bërë përparime të dukshme dhe ndryshime pozitive në punën e tij. Një fakt të tillë e ka theksuar gjatë një takimi të zhvilluar me presidentin Bamir Topi, kryeprokurori i Spanjës, Kandido Konde Pumpido Touron.

I shoqëruar edhe nga ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, Touron theksoi para kreut të shtetit gatishmërinë dhe mbështetjen institucionale të Spanjës për dhënien e përvojës dhe ndihmës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve shqiptare.

Ndërsa presidenti Topi vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në rrugën e realizimit të reformave integruese të vendit në Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e vazhdueshme për realizimin sa më të shpejtë dhe efikas të këtyre reformave të rëndësishme, sidomos asaj në sistemin e drejtësisë.

Në këtë kontekst, Presidenti theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e një rëndësie të veçantë dhe shikohet nga shteti shqiptar si një përparësi, ndërkohë që në këtë drejtim ka patur mbështetjen e duhur dhe asistencën e vazhdueshme të ekspertëve ndërkombëtarë.

n.e/NOA
KOMENTE