Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhafaj: PD kundër, Halimi: Mungesë vullneti
English

Xhafaj: PD kundër, Halimi: Mungesë vullneti

Tiranë, 16 mars, NOA Update - Deputetët socialistë janë larguar nga mbledhja e komisionit parlamentar të Ligjeve, pasi vunë re se amendamentet e mazhorancës rrëzonin pikat e nismës ligjore që ata propozonin mbi hetimin e zgjedhjeve.

Kështu e ka komentuar largimin nga kjo mbledhje, deputeti socialist i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili në kuadrin e kësaj ka shtuar se "është i pakuptimtë diskutimi më tej me demokratët".

"Amendamentet e PD-së rrëzojnë kërkesën tonë, prandaj menduam të largohemi", ka pohuar Xhafaj, menjëherë pas largimit nga salla.

Në kuadrin e kësaj, ai shtoi se tashmë para grupit parlamentar socialist paraqitet dilema nëse do të paraqiten në seancën kuvendore të 18 marsit, ku është parashikuar të diskutohen në mënyrë finale nismat e paraqitura prej deputetëve të tyre.

Nga ana e tij, deputeti demokrat në komisionin e Ligjeve, Eduard Halimi, e ka komentuar largimin e socialistëve, si shenjë e mungesës prej tyre të vullnetit për bashkëpunim në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike.

Sipas tij, kjo nuk tregon gjë tjetër veçse premisë për shkeljen e Kushtetutës, duke dalë në këtë mënyrë kundër aktit të bojkotit të mbledhjes së komisionit të Ligjeve nga ana e deputetëve socialistë.

n.e/NOA

KOMENTE