Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE kritikon politikën e buxhetit të Gjermanisë
English

BE kritikon politikën e buxhetit të Gjermanisë

Berlin, 21 Mars - Komisari për financat i BE-së Olli Rehn, ka kritikuar politikën buxhetore të qeverisë federale gjermane. "Gjermania duhet të përpiqet edhe më shumë që të reduktojë borxhin e saj shumë të madh", tha Rehn për gazetën "Welt am Sonntag".

Aktualisht mungojnë masat konkretet për konsolidimin për periudhën pas vitit 2010.

Përveç kësaj propozimi i miratuar nga koalicioni kristiandemokrat, kristiansocial dhe i demokratëve të lirë, që ekonomia gjermane të rritet vitin e ardhshëm dy për qind, nga perspektiva e Komisionit të BE-së, është optimiste.

Ka rrezik që Republika Federale të dështojë në planet për reduktimin e borxhit të saj në vitin 2013 nën deficitin e pragut prej tre për qind të prodhimit bruto, tha Rehn.

KOMENTE