Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeremiç: Takimi në Slloveni, i dështuar
English

Jeremiç: Takimi në Slloveni, i dështuar

Beograd, 21 mars, NOA - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka vlerësuar se takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, nuk ishte i organizuar mirë dhe se ishte i pasuksesshëm. Në një deklaratë që ka dhënë në Beograd, Jeremiç u shpreh se konferenca "me gjithë përpjekjet, në fund ka pasur efekt, i cili ishte shumë nën atë që pritej".

Duke u shprehur për kërkesën e Serbisë, që Kosova, në këtë takim të përfaqësohej sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo si shtet i pavarur, Jeremic tha se "mikpritësit, për fat të keq, këtë nuk ishin në gjendje ta plotësojnë dhe nën këto kushte, nuk ka mundur të pritej që atje të paraqitet presidenti i Serbisë dhe zyrtarët më të lartë të BE-së", ka thënë ai.

Më tutje, ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ka pasur presione që Serbia të marrë pjesë në Konferencën e Bërdos.

"Disa presione ishin edhe publike, por ne e kemi pozicionin tonë të qartë, nga i cili nuk mund të tërhiqemi", është shprehur Jeremiç.

NOA

KOMENTE