Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, të gjithë kundër Gruevskit
English

Maqedoni, të gjithë kundër Gruevskit

Shkup, 21 mars, NOA - Partitë shqiptare të opozitës, por edhe një grup të pakënaqurish brenda Bashkimit Demokratik për Integrim kërkojnë nga Ali Ahmeti braktisjen e Qeverisë. Arsyeja ka të bëjë me partneritetit joparimor dhe skenarët me prapavija të caktuara nga ana e VMRO-DPMNE.

Në këtë mënyrë, faktori politikë shqiptarë shprehet kundër politikave aktuale të kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Sipas tyre politikat e Gruevskit rrezikojnë perspektivën euroatlantike të vendit dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare.

Një tjetër kritikë nga faktori shqiptarë për kryeministrin maqedonas, është se nuk po zbaton Marrëveshjen e Ohrit, e cila parashikon avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoni.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u shpreh se është momenti i fundit, është sekonda e fundit që BDI të lëshoj qeverinë, në mënyrë që të delegjitimohet kjo politikë e mbrapshtë. Thaçi përsëriti se Partia Demokratike Shqiptare nuk hyn në qeveri, ajo ka propozuar një Marrëveshje Politike dhe se PDSH-ja do të ndjekë procesin demokratike dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme dhe pas fitores së PDSH-së, pa marrë parasysh se cila parti maqedonase do ti fitojë zgjedhjet, duhet të pranojë platformën e PDSH-së, pra Marrëveshjen politike", u shpreh, Thaçi.

Lidhur me zërat që po shpeshtohen rreth braktisjes së Qeverisë nga ana e BDI-së, dhe refuzimit të PDSH-së për të qenë pjesë e Qeverisë, Imer Selmani theksoi se as DR-ja nuk e ndien të nevojshme dhe të arsyeshme që të jetë pjesë e qeverisë së Gruevskiy.

Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po përballet me presione të brendshme për dalë nga koalicioni.

NOA-INA

KOMENTE