Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktet terroriste, sot Rusia në ditë zie
English

Aktet terroriste, sot Rusia në ditë zie

Moskë, 30 mars, NOA - Ndërsa Rusia sot gjendet e gjitha në ditë zie për shkak të dy shpërthimeve të djeshme në metronë e Moskës, hetuesit po kërkojnë ndihmësit e dyshuar të atentatoreve.

Si pasojë e sulmeve në stacionet Lubjanka dhe Parku i Kulturës, dje u vranë të paktën 38 persona dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.

Konkretisht, hetuesit po kërkojnë dy gra dhe një burrë, të cilët i kanë shoqëruar atentatoret deri në dy stacionet ku kamikazet janë futur në metro.

Autoritetet ruse dyshojnë se pas këtyre sulmeve të përgjakshme qëndrojnë seperatistët islamikë nga republikat e Kaukazit, ndërsa presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, paralajmëroi një luftë të paepur kundër terrorizmit.

"Ne do të vazhdojnë pa hezituar fare deri në fund operacionet kundër terrorizmit. Këto duhet të jenë edhe udhëzime për autoritetet e mbrojtjes nga katastrofat dhe organet e sigurisë, pa asnjë pikë dyshimi dhe deri në fund", theksoi Medvedev.

n.e/NOA

KOMENTE