Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familja e Klodit, shpërngulet nga Lezha
English

Familja e Klodit, shpërngulet nga Lezha

Lezhë, 1 prill, NOA - Familja e Klodian Çelës, djalit që deklaroi hapur homoseksualitetin e tij gjatë programit televiziv "Big Brother", për shkak të kërcënimeve të hapura ndaj jetës, është shpërngulur nga qyteti i Lezhës në një destinacion i cili mbetet i fshehtë.

Lajmi bëhet me dijeni nga shoqata "LGBT Pro Shqipëri", sipas drejtuesve të së cilës, "shpërngulja e një familje të nderuar shqiptare, për shkak të deklarimit të hapur të seksualitetit të një individi, është një shfaqje ekstreme dhe e hapur se të drejtat e njeriut në Shqipëri, dinjiteti dhe vlerat njerëzore, nuk mbrohen, respektohen dhe as garantohen".

Sipas tyre, ndonëse bëhen javë që institucionet më të larta shtetërore, si qeveria, parlamenti, Bashkia Lezhë dhe partitë politike në Shqipëri, janë vënë në dijeni të rrezikut që i paraqitej jetës dhe mirëqenies së në familje, askush nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve, nuk doli publikisht në mbrojtje të jetës së tyre.

Ndërkaq, nga burime të tjera, bëhet me dijeni se ambasadori amerikan, John Uithers, do të kryejë një vizitë në qytetin e Lezhës, ndërsa atje do jetë edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

n.e/NOA

KOMENTE