Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Mjedisit ndalon punimet në sheshin Skënderbej
English

Ministria e Mjedisit ndalon punimet në sheshin "Skënderbej"

Tiranë, 3 prill, NOA - Ministria e Mjedisit ka kërkuar pezullimin e punimeve nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe firmat e ndërtimit në sheshin "Skënderbej". Arsyeja e bllokimit të punimeve ka të bëjë me mungesën e lejes mjedisore nga ana e Bashkisë së Tiranës për nisjen e tyre.

Krahas bllokimit të punimeve, ministria e Mjedisit ka vendosur dhe një gjobë prej 2 milionë lekësh të reja.

Nisja e punimeve për restaurimin e qendrës së Tiranës pritet të bëhen vetëm pas marrjes së lejes në ministrin e Mjedisit dhe pagimit të gjobës.

Rikonstruksioni i qendrës së Tiranës është kthyer në debatin më të madh të kohëve të fundit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Një javë më parë ministria e Transporteve deklaroi se do të niste ndërtimin e qendrës nëse kjo gjë nuk bëhej nga bashkia.

Ndërkohë që plani i propozuar nga bashkia për sheshin "Skënderbej" është cilësuar nga drejtues të mazhorancës si i papërshtatshëm.

m.xh/NOA

KOMENTE