Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Opozita është kundër interesave kombëtare
English

Haxhinasto: Opozita është kundër interesave kombëtare

Tiranë, 13 prill, NOA - "Sjellja e opozitës në momentet më domethënëse për integrimin e vendit në BE, tregon se ajo është kundër interesave kombëtare". Ky është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbajtur sot nga Zëvendëskryetari i saj, Edmond Haxhinasto.

"Vendi nuk ka qenë kurrë më parë kaq afër një ngjarje të shumëpritur nga gjithë shqiptaret: lëvizjes së lirë në hapësirën evropiane, që do t'i bëjë ata të ndjejnë e të prekin realisht Evropën", tha ai.

Haxhinasto shtoi se është për të ardhur keq "që kundër kësaj rryme e këtyre objektivave mbarëshqiptare vepron sot opozita, e cila ka zgjedhur pengimin e këtij procesi integrues".

Ai u shpreh se opozita po del nga rruga dhe institucionet legjitime, në vend që të njohë përgjegjësitë e saj dhe të kontribuoje për forcimin e tyre.

Sipas tij PS-ja, "po e ndan popullin në "opozitar" e "pushtetar", në vend që të punojë për interesat e gjithë qytetareve".

Haxhinasto u shpreh se mazhoranca po vijon reformat dhe LSI-ja do të propozojë shumë shpejt rekomandimet për Kodin e ri Zgjedhor.

m.xh/NOA

KOMENTE