Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis në Akademinë e Arteve konkursi Frederic Chopin
English

Nis në Akademinë e Arteve konkursi "Frederic Chopin"

Tiranë, 22 prill, NOA - Nga data 23-27 prill në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë zhvillohet konkursi kombëtar pianistik "Frederic Chopin", një konkurs për pianistët e rinj, i cili parashikon edhe një koncert të laureatëve të tij në Galerinë "Jozef" në qytetin e Durrësit, në mbrëmjen e datës 26 prill, si dhe koncertin final të tij të këtij konkursi në datën 27 prill në AAB, ku do të ndahen edhe çmimet e këtij aktiviteti pianistik.

Kremtimet e vitit në nder të kompozitorit Frederic Chopin në Shqipëri kanë nisur në muajin shkurt me një aktivitet kulturor artistik, organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën "F.Chopin", shoqatën e miqësisë Shqipëri Poloni, Qendrës Kulturore Tirana dhe ambasadave përkatëse franceze dhe polake në Tiranë, ku sheshit përballë Akademisë së Arteve iu dha emri i këtij kompozitori.

Në kuadrin e vitit shopenian gjatë këtij muaji janë parashikuar të zhvillohen një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit, duke përfshirë kështu edhe Shqipërinë në përkujtimet e kompozitorit të madh.

m.s/NOA

KOMENTE